LAJMI I FUNDIT:

Opozita, pesimiste që çështjet e mëdha zgjidhen në 2018-në

Opozita, pesimiste që çështjet e mëdha zgjidhen në 2018-në

Kryeministri Haradinaj e nisi vitin 2018 duke premtuar që çështjet e mëdha si demarkacioni, liberalizimi i vizave, ushtria e dialogu, (të cilat për vite me radhë po kërkojnë epilog) do të gjejnë zgjidhje brenda këtij viti

Përveç tij, edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (shefja e BE-së Frederica Mogherini dhe komisionari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hhan) kanë paralajmëruar që viti 2018 do të jetë vit kyç për shtetet e Ballkanit.

Mirëpo opozita në vend, duke parë punën e deritanishme të qeverisë “Haradinaj”, nuk ka shfaqur optimizëm që këto çështje do të marrin epilog gjatë vitit 2018, shkruan “Zëri”.


Deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” thonë se Haradinaj u mundua të gjejë zgjidhje, por që nuk punoi mjaftueshëm. Andaj zgjidhja e këtyre çështjeve sipas tyre njëherë mbetet vetëm dëshirë.

Në anën tjetër, deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë prerë për “Zërin” se qeveria “Haradinaj” nuk ka potencial që t’i shtyjë çështjet e mëdha përpara.

Ndërkohë edhe njohësit e çështjeve politike kanë thënë se zgjidhja e çështjeve që e preokupojnë Kosovën për gati një dekadë do të jetë e vështirë përgjatë vitit 2018.

Kryeministri Haradinaj premtoi që çështjet e mëdha që janë premtuar për vite me radhë e që ende nuk kanë marrë epilog, siç janë demarkacioni, liberalizimi i vizave e ushtria, do të jenë prioritet për vitin 2018.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori