Opozita në Maqedoni vazhdon e akuzon qeverinë për blerje votash përmes buxhetit
Propozim-buxheti për vitin 2020 i projektuar në 3.9 miliardë euro, apo 200 milionë euro më shumë se ai i vitit 2019, ka nxitur reagime të shumta për atë nëse do të realizohen ose jo parashikimet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo që do të formohet pas zgjedhjeve të 12 prillit.
Qeveria ka planifikuar që të hyrat buxhetore të sillen në 3.6 miliardë euro, deficiti është parashikuar në 2.3 për qind, inflacioni prej 1.7 për qind kurse rritja ekonomike në 3.8 për qind të prodhimit vendor bruto. Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se projektimet janë reale ndërsa buxhetin e ka vlerësuar si historik për nga shuma e propozuar dhe interesat e qytetarëve.
“Politikat e kësaj qeverie në periudhën në vijim do t’i përkushtohen kapitalit tonë më të fuqishëm, atij njerëzor në mbështetje për rritjen dhe kujdesin ndaj çdo qytetari”, ka deklaruar kreu i qeverisë duke njoftuar në veçanti masat për rritjen e pagave.
Sipas projektimeve për pagat e shërbyesve të administratës do të ndahen 485 milionë euro, për rritjen e pagave të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë 40 milionë euro ndërsa për rritjen e pensioneve 48 milionë euro. Për investime kapitale janë paraparë 374 milionë euro, por pa dhënë detaje nëse këto mjete do të realizohen duke marrë parasysh dështimin e investimeve këtë vit.
Nga opozita kanë thënë se propozim buxheti nuk është gjë tjetër, por vetëm se keqpërdorim i shumës së projektuar për blerjen e votave në zgjedhjet e 12 prillit.
“Pushteti në vitin 2020 planifikon të shpenzojë 3.9 miliardë euro për programe populiste dhe jo zhvillimore. Ndarja e vetëm 380 milionë eurove për investime kapitale nga një buxhet kaq i madh, është qesharak. Ky është buxhet më jozhvillimor në historinë e Maqedonisë. Kemi të bëjmë me buxhet për blerje votash”, ka deklaruar Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE-ja.
Njohësit e çështjeve ekonomike vërejtjet kryesore në projektimet buxhetore i kanë për rritjen e pagave. “Rritja e pagave në arsim dhe shëndetësi është një veprim pozitiv, por rritja lineare e pagave në sektorë të tjerë të administratës publike është i paqëndrueshëm dhe mund të ketë ndikim disproporcional në stafin më produktiv”, thonë nga organizata “Finance Think”.
“Shuma që Qeveria do të shpenzojë për rritjen e pensioneve nga 700 deri në 900 denarë (10-15 euro) është mbi pragun e harmonizuar dhe të përcaktuar me ligj, që rrezikon zbatimin e vazhdueshëm të reformës së pensioneve”, ka deklaruar Bllagica Petreski, njohëse e çështjeve të ekonomisë.
Ndërkohë, në një studim të publikuar, akademiku Izet Zeqiri ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë se buxheti është projektuar për më shumë para për qytetarët duke e ilustruar këtë me shpenzimet në rritje të qytetarëve për shërbimet shëndetësore.
“Pikërisht participimi për shërbime shëndetësore nga kjo qeveri dita ditës shënon rritje që janë të papërballueshme nga qytetarët e papunë apo me të hyra minimale. Situatë e njëjtë është edhe me taksat e ndryshme administrative që nga viti në vit shënojnë rritje duke goditur pikërisht xhepin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e akademik Izet Zeqiri, njohës i çështjeve të ekonomisë. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër