LAJMI I FUNDIT:

Opozita konfirmon protestën e radhës më 18 shkurt

Opozita konfirmon protestën e radhës më 18 shkurt

Partia Socialiste konfirmoi të mërkurën mbajtjen e protestës së saj të radhës më 18 shkurt në Tiranë.

Deputeti socialist Taulant Balla tha se protesta e 18 shkurtit në bulevard do të bëhet “në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët nuk e përballojnë dot korrupsion e pushtetit”.

“Demonstrata do të dëshmojë që shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin ndaj këtij regjimi dhe as vazhdimin e rrugës së një diktati që tenton të vrasë për të mos u dorëzuar”, tha Balla, i cili akuzoi Qeverinë e kryeministrit Berisha për vrasjen e katër demonstruesve më 21 janar.

Balla përsëriti qëndrimin e opozitës për largimin e Qeverisë, duke thënë se një qeveri që, sic tha ai, vret qytetarët e pafajshëm, përbën rrezik për shoqërinë. /Telegrafi/