LAJMI I FUNDIT:

Opozita e quan Metën “turpi i kombit”

Opozita e quan Metën “turpi i kombit”

Opozita socialiste akuzoi të shtunën kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, duke e quajtur atë “turpi i kombit”.

Deputeti socialist Taulant Balla tha se “Ilir Meta është shëmbëlltyra e korrupsionit”.

Balla, i cili përsëriti kërkesën për zbardhjen e së vërtetës së paraqitur në video, tha gjithashtu se videoja Meta-Prifti “vlonte zemërimin e popullit që më 21 janar” dhe “mblodhi 200 mijë shqiptarë në këmbë”.

Deputeti socialist tha se më 21 janar policia dhe garda u keqpërdorën “për të provokuar dhe dhunuar të drejtën për të protestuar, kundër matrapazllëkut, varfërisë”. /Telegrafi/