LAJMI I FUNDIT:

Opozita akuzon kryeministrin për keqpërdorim të ushtrisë

Opozita akuzon kryeministrin për keqpërdorim të ushtrisë

Partia Socialiste reagoi të martën ndaj pritjes që kryeministri Sali Berisha u bëri në forcave komando të Shqipërisë që u kthyen nga shërbimi në Afganistan.

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli reagoi ndaj asaj që e quajti keqpërdorim i Forcave të Armatosura dhe tha se kryeministri kishte përdorur një ditë para 21 janarit, ministrin e Mbrojtjes për të kërcënuar me ndërhyrje të ushtrisë.

Kodheli reagoi gjithashtu ndaj takimit të kryeministrit me gjeneralët e ushtrisë shqiptare pas 21 janarit, duke thënë se kjo ishte shkelje e kushtetutës.

Përfaqësuesja socialiste tha se kryeministri “vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur për puce që asgjësohen me forca komando” dhe shtoi se kryeministri ka “dalë nga korniza e arsyes”. /Telegrafi/