LAJMI I FUNDIT:

Opozita akuzon Berishës për lirimin e gardistëve

Opozita akuzon Berishës për lirimin e gardistëve

Opozita reagoi të mërkurën ndaj vendimit të gjykatës për lirimin e tre gardistëve të akuzuar se kishin qëlluar më 21 janar.

Deputetja socialiste Shegush Ligori akuzoi kryeministrin Berisha për lirimin e tyre duke thënë se “me urdhër të Saliut mbetën të lirë tre ekzekutorët gardistë të katër viktimave të pafajshëm”.

“Berisha është përgjegjës jo vetëm për vrasjet e 21 janarit por edhe Gërdecin, vrasjen e kryekomunarit Veseli dhe deputetit Fatmir Xhindi. Ai mban mbi supe 32 jetë njerëzish por sado të fshihet nuk mund t`i shpëtojë dot drejtësisë”, tha deputetja socialiste. /Telegrafi/