Gëzim Mekuli
Çfarë është pavarësia e opinionit publik në Kosovë sot? Cilët janë ata persona dhe organizma që po e kontrollojnë mendimin, qëndrimin dhe fjalën e lirë? Kush është ai që ka fuqinë rreth mediave? A janë mediat dorë e zgjatur e institucioneve qeveritare dhe partiake.
Mediat shqipe janë ”rob” i burimeve të informacionit që vjen nga UNMIK-u, EULEX-i dhe nga partitë politike. Problemet e pazgjidhura politike të Kosovës nuk janë paraqitje e realitetit që bëjnë këto media. Ato nuk janë reflektuese besnike të botës dhe të realitetit të shqiptarëve të Kosovës, por më shumë janë duke e paraqitur "realitetin" ideologjik të parë me ”syzet dhe me thjerrëzat” e UNMIK-ut dhe EULEX-it. E, ky është edhe "realiteti" i partiakëve dhe i klaneve të qeverisë së Kosovës. Këta dhe vetëm këta janë regjisorët e debatit dhe të polemikave në opinion.
Filozofi dhe sociologu i madh i këtij shekulli, Habermas, thotë se opinioni publik në kohën e feudalizmit përfaqësohej dhe paraqitej nëpërmjet mbretërve dhe princave të oborrit mbretëror.
Ky lloj opinioni publik, kokë e këmbë, ka qenë i lidhur me oborrin mbretëror dhe ishte produkt i vet mbretit. Ishte mbreti ai që përfaqësonte dhe paraqiste popullin në opinionin publik. Ishte mbreti ai që i tregonte popullit se si duhet të jetonte dhe të mendonte. Populli nuk kishte asnjë rol në vendimmarrjet dhe në përpunimin e opinionit publik. Populli ishte vështrues pasiv i ngjarjeve politike dhe ekonomike. Feudalizmi paraqiste dhe ushtronte pushtetin e vet te populli dhe jo para popullit.
Dobësimi i opinionit publik po vjen; Inteligjencia e shoqërisë që kemi sot, është tërhequr prapa. Kjo inteligjencë, fillimisht duke qenë aktive dhe udhëheqëse në debate dhe në kritika publike, që në kohët më të vështira dhe më të zeza të sundimit rankoviqian, titist dhe milosheviqian, është censuruar dhe është detyruar të qëndrojë në pozitën pasive të vështruesit të ngjarjeve në opinionin publik.
Pothuaj, çdo gjë që është duke u prodhuar nga shkencëtarët, letrarët, profesorët universitarë dhe doktorët e mirëfilltë të shkencave, mbetet në "dhoma të mbyllura" dhe pak e rrallëherë fiton publicitetin e duhur mediatik në opinion. Kjo është një ndër arsyet që opinioni publik ka humbur funksionin e tij kritik.
Partiakucët janë duke e ushqyer dhe duke e zbatuar këtë opinion feudal dhe reprezentues, sepse politikat mediatike feudaliste kanë shndërruar sistemin politik të Kosovës në një "media show". Opinioni shqiptar i Kosovës, për shkak të këtyre ndryshimeve, është shndërruar në objekt tallës dhe vend për tregti dhe shitje. Ky opinion nuk është më forum për një debat racional dhe kritik. Interesa të ndryshme grupore, të prira nga lakmia dhe kamja, po shfrytëzojnë opinionin publik dhe injorant si një arenë për të ekspozuar dhe për të reklamuar pozitat dhe prestigjin e tyre, duke mos pasur në konsideratë interesat e përgjithshme. Të gjithë këta faktorë kanë si pasojë që opinioni ynë publik ka rrëshqitur në drejtim të opinionit publik feudal e reprezentues.
A do të ndryshoj ky opinion feudal pas 2013?
Patjetër! Sepse shqiptarët duan të kenë një hapësirë publike mu si atë të popullit të madh amerikan: kritik, të lirë e demokrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker