LAJMI I FUNDIT:

OKB: Në gjithë botën 67 milionë njerëz janë në arrati

OKB: Në gjithë botën 67 milionë njerëz janë në arrati

Në gjithë botën rreth 67 milionë njerëz, sipas të dhënave të OKB-së, janë aktualisht në arrati për shkak të luftës, presionit, urisë apo nga pasojat e katastrofave natyrore në vendet e tyre.

Komisari për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, foli në Gjenevë për një sfidë globale komplekse të përzier, që e bën numrin e të larguarve të jetë edhe më i madh.

Qeveritë diktatoriale, konfliktet e dhunshme janë arsyet kryesore për këtë trend. Por edhe çmimet e larta të prodhimeve ushqimore dhe të energjisë e kërcënojnë jetën e shumë njerëzve, deklaroi Guterres. /DW/