LAJMI I FUNDIT:

Oficeri tenton të kontrabandoj një tank

Oficeri tenton të kontrabandoj një tank

Një oficer i ushtrisë bullgare është arrestuar, pasi ishte përpjekur që ta kontrabandonte një tank jashtë shtetit. Majori Alexei Petrov, sipas raporteve mediale, kishte vjedhur një tank të modelit gjerman, WWll Panzer IV, nga një garnizon ushtarak në Elchovo, në afërsi të kufirit turk.

Edhe pse i padobishëm për ushtrinë, ky tank antik ka vlera të mëdha për koleksionarët, sidomos ata radikalë, që pëlqejnë të kenë në pronësi çdo gjë që lidhet me luftën e nazistëve.

Ai është zënë “me pelë për dore” nga një agjent sekret bullgar, i cili e kishte përcjellë oficerin që nga muaji i kaluar, kur kishte arritur të kontrabandonte një tank të ngjashëm drejt perëndimit.