Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka prezantuar raportin mbi klimën e të bërit biznes për tre mujorin e katërt të vitit 2017, ku ka vlerësuar se gjendja aktuale e biznesit paraqitet me trendin e rritjes.
Po ashtu, në këtë raport janë përmendur edhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset, ku përveç procedurave doganore, kosto e lartë e energjisë del të jetë pengesa kryesore e të bërit biznes.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në tremujorin e fundit të vitit paraprak, gjendja e bizneseve paraqitet me trend të rritjes.
“Gjendja aktuale e biznesit në Kosovë në këtë tre mujor paraqet një trend rritje. Megjithatë në tre mujorin e katërt të vitit 2017-të bazuar në perspektivën e bizneseve manifestohet me një situatë të përgjithshme biznesore stabile të kënaqeshe. Klima e biznesit apo vlerësimi i situatës aktuale dhe pritjet për 6-mujorin e ardhshëm janë me trend dukshëm më pozitiv, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017. Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm, tremujori i katërt tregon një rritje në pritje. Të gjithë sektorët e vlerësuar të ekonomisë kanë pritje pozitive për punësim. Pritjet më të larta për rritje të numrit të punëtoreve vijnë nga sektori i prodhimit, pasuar nga tregtia me shumicë dhe ndërtimi”, tha Gërxhaliu, shkruan KosovaPress.
Sipas tij, sektori i prodhimit është ai që premton dhe është optimist për rritjen e shkallës së papunësisë. Një nga analizatorët kyç që analizohet në këto hulumtime është indikatori i konfidencës, i cili edhe në këtë tremujor ka shënuar një rritje prej 3.8 për qind dhe në këtë drejtim është një hap pozitiv.
Ndërsa, Olivera Ceni nga OEK, ka prezantuar të dhënat, duke thënë se konform gjendjes së mirë të vlerësuar të bizneseve dhe treguesi i klimës së biznesit në Kosovë ka shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit 2017 rritja është për 15 për qind që është dukshëm më e mirë krahasuar me tremujorin e tretë.
“Gjendja e përgjithshme e bizneseve në këtë tre mujor e katërt të 2017-të vlerësohet të jetë e mirë. 86 % e kompanive kosovare të të gjithë sektorëve të ekonomisë e vlerëson gjendjen e biznesit të favorshme, ndërsa pjesa tjetër prej 16 për qind vlerësim se ka hapësirë për përmirësime edhe në ambientin e të bërit biznes në Kosovë megjithatë pritjet e tyre janë jo të favorshme. Sa i takon pritjeve për punësime, 46 % e kompanive kosovare presin që punësimi të rritet në tremujorin e parë të vitit 2018, rritja kryesisht pritet të ndodhë kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit, pasuar nga sektori i tregtisë me shumicë. Në dimensionin rajonal komuna e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prishtinës pritet të ofrojnë numrin më të madh të vendeve të punës. Sa i takon pritshmërisë për 6-mujorin e ardhshëm, gjendja e biznesit pritjet duken të jenë më pozitive. Kemi një pritshmëri prej 66% të sektorëve të ekonomisë së Kosovës që presin që gjendja e biznesit të përmirësohet në gjysmën e parë të vitit 2018-të 29 për qind e kompanive presin që gjendja të mbetet e njëjtë, ndërsa vetëm 5 për qind e kompanive të anketuara presin një rënie të aktivitetit biznesor në këtë periudha”, tha Ceni.
Po ashtu ajo thënë se bizneset të anketuara për barrierat e të bërit biznes në Kosovë kanë treguar se procedurat doganore, normat e larta të kredive dhe kostoja e lartë e energjisë vazhdojnë të jenë pengesë për bizneset.
“Mungesa e fuqisë blerëse, gjithashtu mungesa e mjeteve financiare pasuar edhe nga normat e larta të interesit dhe kamatave nga bankat paraqitet të jetë ndër barrierat kryesore. Barrierat tjera që bizneset kosovare përmendin janë edhe procedurat doganore, gjithashtu pasuar edhe nga kostoja e lartë e energjisë elektrike, fuqia blerëse e bizneseve dhe ekonomia jo formale, të cilën vazhdimisht e prezantojnë si barrierë kryesore”, tha Ceni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova