LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: Vaksinimi masiv anti coronavirus nuk ka gjasa të arrihet deri në mes të vitit 2021

OBSH-ja: Vaksinimi masiv anti coronavirus nuk ka gjasa të arrihet deri në mes të vitit 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë “nuk pret të shohë vaksinim të përhapur për coronavirusin deri në mes të vitit të ardhshëm”, tha zëdhënësja Margaret Harris.

Aktualisht janë 34 vaksina në mbarë botën që po kryejnë prova njerëzore, sipas OBSH,-së ku 142 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës para-klinike, raporton CNN.

Harris po fliste në të njëjtën ditë kur rezultatet e para të rishikuara nga kolegët e provave klinike të fazës një dhe fazës së dytë të vaksinës së Rusisë – vaksina e parë e aprovuar në botë e coronavirusit për përdorim publik – u botuan në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet, transmeton Telegrafi.


Megjithëse Harris nuk i referohej vaksinës ruse, ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të sigurisë dhe efikasitetit duke thënë se provat e fazës së tretë “do të marrin shumë më shumë kohë” në mënyrë që të “shohin sa mbrojtëse” dhe e sigurt është çdo vaksinë.

Kujtojmë se shkencëtarët që nuk janë përfshirë në studimin e vaksinës ruse thanë se derisa rezultatet janë një shenjë pozitive, vetëm provat më të mëdha, të fazës tre mund të konfirmojnë nëse vaksina parandalon vërtet sëmundjen me COVID-19.

Ndryshe, 26.3 milionë njerëz janë infektuar në rrafshin global ndërsa mbi 869 mijë persona kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori