LAJMI I FUNDIT:

OBSH, fundi i pandemisë së coronavirusit ende i largët

OBSH, fundi i pandemisë së coronavirusit ende i largët

Duke vënë në dukje se disa vende evropiane po përgatiten të lehtësojnë kufizimet për të ndalur përhapjen e coronavirusit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hënën u bëri thirrje vendeve që “të vazhdojnë të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet”.

Duke folur në konferencën e tij të rregullt me gazetarët në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit sigurisht që është një shenjë e mirë. Megjithatë, ai paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar. Ghebreyesus vuri në dukje prirjet në rritje të rasteve me koronavirus në Evropën Lindore, Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa pjesë të Azisë.

Drejtori i OBSH-së gjithashtu shprehu shqetësim se disa nga përpjekjet për të ndalur përhapjen e COVID-19, siç janë mbyllja e kufijve, kanë rezultuar në mungesa të vaksinave dhe trajtimeve për sëmundje të tjera, dhe shërbimet rutinore të imunizimit për sëmundjet si gripi po pakësohen ose mbyllen.


Ghebreyesus bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën për të ndalur përhapjen e coronavirusit. Ai tha se nëse njerëzit nuk janë të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë përçarjet midis individëve dhe do të vazhdojë të krijojë probleme të mëdha, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave. Ai tha se çdo jetë është e çmuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i raportuar i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur në mbi 3 milionë. Numri real i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar, dhe studimet sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen pa treguar simptoma të sëmundjes. /Voa/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori