LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Coronavirusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë

OBSH: Coronavirusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi sot se coronavirusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë.

“Mos bëni gabim, ne kemi një rrugë të gjatë. Ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë”, tha ai, duke shtuar se epidemia në Evropën Perëndimore duket se po stabilizohet.

Gebrejesus tha se shpresonte që administrata e presidentit amerikan Donald Trump të konsiderojë pezullimin e fondeve të OBSH-së, por që fokusi i tij kryesor ishte dhënia fund e pandemisë dhe shpëtimi i jetës.


“Shpresoj që SHBA të rishikojë ngrirjen e fondeve dhe të mbështesë edhe një herë punën e OBSH dhe të vazhdojë të shpëtojë jetë. Shpresoj se SHBA do ta konsiderojë këtë një investim të rëndësishëm, jo vetëm për të ndihmuar të tjerët, por edhe për t’i mbajtur SHBA të sigurta”, tha Gebrejesus.

Ai tha se kishte tendenca shqetësuese në rritjen e epidemisë së hershme në pjesë të Afrikës dhe Amerikës Qendrore dhe Jugut, transmeton Reuters.

“Shumica e vendeve janë ende në fazat e hershme të epidemisë dhe disa që u prekën herët në pandemi, kanë filluar të shohin një ulje të rasteve”, tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori