LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKN: Klani nga Zajazi me biznese milionëshe

OBRM-PDUKN: Klani nga Zajazi me biznese milionëshe

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një njoftimi thonë se klani nga Zajazi arriti të ketë biznese milionëshe, Abazit i rrinë mbi kokë, ndërsa Kovaçevski nuk guxon të thotë asnjë fjalë.

Ata shtojnë se nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti i cili ka vetëm 25 vjet, pa investuar asnjë denar ka arritur të ketë 39% të qendrës tregtare “Soravia”.


“Askush në botë nuk ia lëshon dikujt 39% për asgjë, të gjithë e dinë pse Drin Ahmeti i merr 39% të ‘Soravias’ pa para. Drin Ahmeti me një kompani tjetër ka edhe një gurthyes në Kërçovë dhe me një kompani të tretë koncesion për një hidrocentral të vogël, për ndërtimin e të cilit nevojiten 1.2 milionë euro” thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia e Mickoskit thonë se përderisa Ali Ahmeti është kryetar i BDI-së dhe deputet, nipi i tij hyn në biznese miliona dollarëshe, kurse institucionet nuk lejohen të bëjnë asgjë.

“Kriminelët e BDI-së duhet të marrin përgjegjësi dhe përgjegjësi do të ketë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/