LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zoran Zaevi është njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor

OBRM-PDUKM: Zoran Zaevi është njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet që “Zoran Zaev tha gënjeu. I amnistuari fliste se nuk është lindur maqedonas që do ta ndryshoj Kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Doli që ai person anti-maqedonas të ketë lindur dhe në histori të të mbahet mend se Zoran Zaev është njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor.

“I njëjti Zaev në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, me kërcënime i shtyu ndryshimet kushtetuese dhe ndryshoi emrin kushtetues të shtetit. Jo vetëm që e ndryshoi emrin, ndryshoi edhe identitetin, gjuhën dhe historinë e shtetit dhe popullit maqedonas. Me fjalë tjera hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se edhe pse në fushatë ai betohej se nuk mendon në veprim të tillë kapitullues, kur e mori qeverisjen për, siç thonë nga LSDM, shpëtim të karrierës politike ai i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare.


Nga OBRM-PDUKM thonë se në zgjedhjet e ardhshme kuvendare qytetarët do të vendosin nëse janë “për” Maqedoni të Veriut të nënçmuar apo për Republikë të Maqedonisë e zhvilluar dhe e suksesshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori