LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev të ndalojë me trysnitë ndaj pushtetit gjyqësor

OBRM-PDUKM: Zaev të ndalojë me trysnitë ndaj pushtetit gjyqësor

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “humbje e LSDM po afron. Për këtë shkak Zoran Zaev përmes Gjykatës Kushtetuese krijon mundësi që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të amnistohet nga të gjitha aferat korruptuese”.

“Për t’u krijuar kjo, Gjykata Kushtetuese duhet të krijojë praktikë, Pendarovski do të realizojë”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev: Komisioni Anti-korrupsion për momentin kontrollon paratë dhe pronën e gjithë qeveritarëve
Lexo po ashtu Zaev: Komisioni Anti-korrupsion për momentin kontrollon paratë dhe pronën e gjithë qeveritarëve

Partia opozitare maqedonase i bën thirrje Zaevit të ndalojë me trysnitë ndaj pushtetit gjyqësor.


“OBRM-PDUKM është kundër amnistive dhe kundër fgaljeve. OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë amnisti dhe falje”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/