OBRM-PDUKM: Zaev të kërkojë dorëheqje nga Dudush dhe të kërkojë falje për dhunën

Dimitar Dimovski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “fytyra e vërtetë e Zaevit mund të shihej edhe gjatë ditës së djeshme kur mediat bënë publike një audio-incizim skandaloz, ku dalin indicje serioze se bëhet fjalë për kryetarin e komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, i cili së pari privon nga liria, dhe më pastaj e rreh dhe ofendon një qytetar në komunën e Shuto Orizares”.
Ai theksoi se Zoran Zaev jo vetëm që toleron dhunën, por edhe e promovon dhe e mbron, për shkak se siç thotë ai, këtë e bën kuadri më me vlerë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Bëhemi sistem ku kuadrot më të rëndësishme të Zaev rrahin qytetarë nëpër zyra, dhe lavdërohen se ata janë pushteti dhe askush s’u bën asgjë. Ata falë Zaevit po lavdërohen se janë të paprekshëm. Fuqia e Kurto Dudush vjen nga pushteti dhe afërsia me Zaevin. Përkrahja e dhunuesve dhe kriminelëve nga ana e Zoran Zaev nxit dhe prodhon dhunë dhe funksionarë që sillen si punëdhënës dhe vendosin për jetën dhe lirinë e qytetarëve të thjeshtë”, tha Dimovski.
OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që menjëherë të distancohet dhe të kërkojë për sjelljen e dhunshme të kryetarit të komunës Dudush dhe të kërkojë dorëheqjen e tij dhe se në të kundërtën, siç thonë nga kjo parti, do të vërtetohet se ai personalisht është promotori dhe mbrojtësi i dhunës ku një qytetar i thjeshtë është rrahur nga një kryetar komune./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë