LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev i korrupton, keqpërdorë dhe u bën trysni mediave në Maqedoni

OBRM-PDUKM: Zaev i korrupton, keqpërdorë dhe u bën trysni mediave në Maqedoni

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mediat nën kontrollin e Zaevit ditëve të fundit në disa herë janë kapur ‘të gjallë’ se si po shpërndajnë lajme të rreme me porosi të LSDM-së, të cilët ndodhen në panik për shkak të disfatës që do ta pësojnë në zgjedhje”

“Zoran Zaev i keqpërdor mediat, ndërsa Maqedonia është viktimë e regjimit hibrid. 1TV që deklarohej se ishte pro-qeveritare u shndërrua në mjet për haraç, trysni politike dhe marrja të miliona eurove nga biznesmenë. I gjithë opinioni e dëgjoi se Zaev e ka ditur për shumat dhe për personat që po bëjnë haraç”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se MPB dhe Prokuroria me urdhër të Spasovskit dhe Zaevit bënin trysni në ‘NetPress’ vetëm për shkak të një publikimi të një skandali ku ka dyshime për krim serioz nga një përfaqësues të lartë në Qeverinë e LSDM-së.


“Kallëzimet penale dhe trysnia politike kundër redaktorit të ‘Infomaks’, Alekandar Mitovski, gazetari dhe redaktori i ‘Lider’, Ljupço Zlatev, kundër gazetarit Goran Momirovski dhe televizioni Alfa, janë tregues se pushteti frikësohet nga e vërteta dhe nga drejtësia në Maqedonia.”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, ky regjim bashkërisht me LSDM-në dhe Zaevin më 12 prill do të bien nga pushteti ndërsa Qeveria e re, siç thonë nga OBRM-PDUKM, e udhëhequr nga ne do ta çlirojë Maqedoninë dhe mediat nga regjimi i Zaevit.

“OBRM-PDUKM ju bën thirrje prokurorëve të ndershëm dhe profesionalë të inkurajohen dhe të hapin lëndë për rolin e Zaevit në rastin ‘Haraçi’ dhe përfshirjen e tij në financimin e aktiviteteve të 1TV-së zhvatëse”, shkruan në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori