LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev frikësohet nga Prokuroria profesionale

OBRM-PDUKM: Zaev frikësohet nga Prokuroria profesionale

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Propozim-ligji për Prokurori Publike që forcon Zaevin është në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat ndërkombëtare”.

“Propozim-ligji për Prokurori Publike që forcon Zoran Zaevin është vlerësuar si katastrofal dhe i pakuptimtë nga të gjithë ekspertët juridike. E vetmja vlerë e këtij propozimi është që Zoran Zaev i mundësohet amnisti për krimet e kryera”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Zaev është i sigurt se një propozim i tillë që nuk është reformues do të vazhdohet të kontrollohen, siç thonë nga OBRM-PDUKM, shërbyesin në Prokurori Publike të cilët për tre vite kanë zbatuar urdhrat e tij.


“Zaev s’dëshiron Prokurori profesionale dhe të pavarur që do të luftojë krimin. Zoran Zaev dëshiron kukulla që ta amnistojnë atë dhe bashkëpunëtorët e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev refuzoi dy vërejtjet e OBRM-PDUKM-së dhe ekspertëve për Ligjin për Prokurori Publike dhe refuzoi që propozimi i ligjit të ri ta shkruajnë njohësit më të mirë të problematikës.

“Zoran Zaev frikësohet nga Prokuroria e reformuar dhe e profesionalizuar për shkak se ai duhet të përgjigjet për ryshfetin e tij, zhvatjen, kërcënimet dhe keqpërdorimet. Frika e Zaevit nga përgjegjësia penale është arsyeja kryesore se pse po përpiqet që me kërcënime dhe ryshfet të sigurojë përkrahje për ligjin që është kundër Kushtetutës”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori