LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Pendarovski e kanë poshtëruar Republikën e Maqedonisë

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Pendarovski e kanë poshtëruar Republikën e Maqedonisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski e kanë turpëruar dhe poshtëruar Republikën e Maqedonisë. Ata thonë se shteti edhe krahas ndryshimit të emrit, mbeti pa fillim të negociatave në qershor.

Sipas tyre, nëse në dhjetë vitet e kaluara pengesë kryesore ka qenë vetoja e Greqisë, tani problem kryesor janë mungesa e reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaev dhe Pendarovski kanë marrë orientim për zbatimin e disa reformave mes të cilëve: Reforma gjyqësore, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në nivel të lartë dhe reforma në zbulimin dhe strukturat e sigurisë, si dhe reforma të administratës publike. Asgjë nga kjo nuk është përmbushur. Zaev dhe Pendarovski kanë shpenzuar dy vite nga jeta e qytetarëve dhe në vend se të bëjnë diçka, ata e kthyen vendin prapa”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata përfundojnë se është koha që të ndryshohet kjo praktikë dhe bëjnë thirrje që më 5 maj të votohet Gordana Siljanovska Davkova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori