LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM thotë se tenderët për kompanitë energjetike jepen në katër sy

OBRM-PDUKM thotë se tenderët për kompanitë energjetike jepen në katër sy

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar institucionet qeveritare për jotransparencë në lidhje me dhënien e tenderëve në ELEM.

Sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski, tenderët jepen në katër sy, duke u shkelur të gjitha rregullat ligjore, duke shtuar se institucionet përgjegjës për hetimin e krimit dhe korrupsionit po heshtin dhe as që e mendojnë hapjen e një procedure.

“4 milionë euro para publike nga ELEM janë shpenzuar me kontrata në 4 sy dhe vetëm në një periudhë 6 mujore të këtij viti, nga janari deri në qershor. Dhe gjithë kjo jotransparencë në kompaninë që tani nuk mund të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme, që është biznesi i saj kryesor, por blen energji dhjetë herë më shtrenjtë se jashtë”.


“Krahas kësaj, shtrohet pyetja se sa nga këta tenderë kanë përfunduar te Zaevit, të cilin e lexojmë në letrën e Bojan Jovanovskit drejtuar Zoran Zaevit, se ka bërë reket ndaj kompanive që kanë fituar tenderë në TEC?”, tha Bojan Stojanoski.