LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shtyrja me dhunë e Ligjit për Prokurori Publike është dëshmi se këtu po sundon regjimi hibrid

OBRM-PDUKM: Shtyrja me dhunë e Ligjit për Prokurori Publike është dëshmi se këtu po sundon regjimi hibrid

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “amnistia e Zoran Zaevit, Katica Janevës dhe Boki 13 është qëllimi kryesor i insistimit të LSDM-së të miratohet Ligji i ri për Prokurori Publike”.

“Zaev dëshiron të mos vlejnë si dëshmi incizimet për haraçin dhe krimet ku janë të përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tij”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, pa e respektuar vullnetin e qytetarëve, me mashtrime, krim dhe korrupsion Zaevi nisi mandatin e tij dhe se në të njëjtën mënyrë, thonë nga OBRM-PDUKM, me krim dhe kontrabandë e mbaron mandatin e tij.


“Shtyrja me dhunë e Ligjit për Prokurori Publike është edhe një dëshmi se në Republikën e Maqedonisë sundon regjimi hibrid. Banda kriminale me në krye të amnistuarin Zaev dëshiron që në mënyrë kontrabanduese të votojë Ligjin për Prokurori Publike, ndërsa qëllimi përfundimtari i këtij ligji është që të shpëtohen nga përgjegjësia të gjitha aferat kriminale gjatë këtyre tre viteve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se ajo që ofron Zaev me Ligjin për Prokurori Publike është mandat i përhershëm për Ruskovskën dhe Joveski të cilët mund të ndërrohen vetëm me dy të tretat në Këshillin e Prokurorëve Publike dhe se në këtë mënyrë Zaevi sigurohet se veprat kundër tij nuk do të shndërrohen në aktakuza asnjëherë, ndërsa Ruskovska dhe Joveski do të vazhdojnë me drejtësinë përzgjedhës dhe të zbatojnë, siç thonë nga OBRM-PDUKM, urdhrat e Zaevit.

“Kjo është arsyeja se pse LSDM është e gatshme që me çdo kusht, madje edhe me kontrabandë, duke shkelur Rregullon e Kuvendit, Kushtetutën dhe ligjet ta shtojë Ligjin për Prokurori Publike”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke thënë se asnjë ligj nuk do ta shpëtoj pushtetin nga përgjegjësia dhe se do të japin përgjegjësi të gjithë ata që në vend që ta hetojnë krimin, mbronin të njëjtin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori