LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Prokuroria të hetojë rastin e shtëpisë së Taravarit

OBRM-PDUKM: Prokuroria të hetojë rastin e shtëpisë së Taravarit

OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sot ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë dhe partnerëve të ardhshëm të kryeministrit Kovaçevski në qeveri. Nga kjo parti, cak i sulmeve sërish ishte shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në lagjen Taftalixhe në Karposh të Shkupit.

“Arben Taravari ka raportuar në vitin 2021 se ka blerë një shtëpi për 150 mijë euro. Nuk diskutohet, nëse nuk e shihni shtëpinë dhe vendndodhjen. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një shtëpi në lagjen elitare Taftalixhe të Shkupit, prej 260 m2, ku sipërfaqet e banimit shkojnë nga 1500 deri në 2000 euro. Kur bëhet matematika e thjeshtë, shtëpia e Taravarit shkon deri në gjysmë milioni euro. Pas vërtetimit të fakteve se shtëpia e Taravarit kap vlerën deri në gjysmë milioni euro, lind pyetja se kush ka interes dhe pse ta shesë shtëpinë për 150 mijë euro dhe me këtë të humbasë 350 mijë euro”, thuhet në reagimin e partisë së Mickoskit.

Nga kjo parti përmendin edhe shtëpinë e kandidatit të propozuar për Ministër të Shëndetësisë nga ASH, Fatmir Mexhiti, në të njëjtën lagje me Taravarin.


“Pikërisht përballë shtëpisë së Taravarit ndodhet një shtëpi në pronësi të kumbarit të tij, Fatmir Mexhitit, ministër i propozuar i Shëndetësisë. Si i blenë Taravari dhe Mexhiti dy shtëpitë e tyre të blera në një vit e gjysmë dhe a janë pjesë e një tregu politik? A e sollën Kovaçevski dhe Grubi Taravarin në qeveri përmes korrupsionit politik”, thuhet më tej në reagim.

Prokuroia Publike sipas OBRM-PDUKM-së, duhet të marrë iniciativën dhe të hetojë rastin e shtëpive në lagjen elitare në Taftalixhe të Shkupit.

Më herët për këtë temë ai tha:

Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga OBRM-PDUKMdua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime në Shkup është blerë në korrik të vitit 2021 dhe për këtë qytetarët mund të vërtetohen edhe zyrtarisht këtu: https://www.dksk.org.mk/imoti_2/detail.php?detail=21731&search=&ime=&prezime=%D0%A2%D0%B0%D1%80%D0%B0%D0%B2%D0%B0%D1%80%D0%B8&funkcija=&institucija=
ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori