LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Normaliteti i rremë i Zaevit na solli 1.316 të infektuar dhe 36 të vdekur

OBRM-PDUKM: Normaliteti i rremë i Zaevit na solli 1.316 të infektuar dhe 36 të vdekur

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “sa veta duhet të infektohen dhe të vdesin që Zaev dhe LSDM të pranojnë se janë të paaftë dhe se kjo që po na ndodh është katastrofë”.

“Zoran Zaev dhe LSDM në vend të shëndetit të qytetarëve shohin vetëm interesin partiak dhe dëshirën për ta zbutur disfatën zgjedhore më 5 korrik. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kemi 175 të infektuar dhe 5 të vdekur, ndërsa LSDM dhe Zaev vazhdojnë të bisedojnë për zgjedhje të shpejta. Vetëm për 10 ditë kemi 1.316 të infektuar të rinj dhe 36 të vdekur, ndërsa Zaev dhe LSDM ende po kalkulojnë se si ta shpëtojnë karrierën e tij politike”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Maqedonia po shndërrohet në Lombardi me numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve në një milion banorë.


“Maqedonia për shkak të politikës së Zaev është vendi që po menaxhon më keq me epideminë e coronavirusit në Evropë. Zaev po shfaq normalitet të rremë në të cilën qytetarët e paguajnë shtrenjtë. Në kushte kur LSDM ishte klaster coronavirusit me të funksionarë të infektuar dhe të vetizoluar, ai udhëhiqte me fushatën dhe takimet me qytetarë, me çka rrezikoi qindra familje e qytetarë”. thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori