LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

OBRM-PDUKM: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Qeveria parandaloi rritjen e çmimit të rrymës, goditje çmimi që LSDM dhe BDI e lanë pas, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje theksojnë se shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Plotësimin e Ligjit për Energjinë, i cili ka penguar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar.

“Me LSDM dhe BDI, rryma është rritur për 50 për qind në 7 vitet e fundit. Çdo vit kishte një rritje. Kjo praktikë u pengua nga qeveria e OBRM-PDUKM-së. Nuk ka më rritje të çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët mund të jenë të qetë, qeveria e OBRM-PDUKM-së po punon për stabilitetin energjetik të vendit”, thonë nga partia.


Në Kuvend, pas procedurës së shkurtuar, janë votuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Energjinë, të parashtruara nga OBRM-PDUKM, me të cilat në vend të diferencës prej 11,5 për qind, do të ngarkohet diferenca prej 9,9 për qind.

Prandaj nga 1 korriku nuk duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, pra të jetë minimal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori