LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Mos marrja e datës është fundi i rrugës së shtrembër të Zaevit

OBRM-PDUKM: Mos marrja e datës është fundi i rrugës së shtrembër të Zaevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaevi sollën padrejtësi, persekutim, gënjeshtra, mashtrime, varfëri dhe emigrim të popullatës.

Nga kjo parti thonë se LSDM-ja e rrëzoi sistemin politik, juridik dhe ekonomik të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata arrestojnë dhe marrin në pyetje gazetarët të cilët flasin për krimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kryejnë zhvatje nëpërmjet PSP-së, Ruskoska akuzon, Kacarska gjykon, ndërsa Jovevski i mbron. Bizneset e tyre private familjare janë në zhvillim dhe rritje, por asnjë investim nuk rritet dhe nuk ka vende të reja pune. Në këtë shtet nuk ka më paqe, as drejtësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata shtojnë se shkatërrimin e shtetit nga LSDM dhe Zaevi e kanë parë edhe në Evropë.

“Mos marrja e një date është fundi i rrugës së shtrembër të Zaevit. Integrimi Evropian nuk po lëviz nga një pikë e vdekur këto tre vite pavarësisht se Zaevi shiti interesat kombëtare”, thonë nga opozita maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori