LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Maqedonia po fundoset në korrupsion për arsye se s’ka drejtësi dhe shtet të së drejtësi

OBRM-PDUKM: Maqedonia po fundoset në korrupsion për arsye se s’ka drejtësi dhe shtet të së drejtësi

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM, Zoran Zaev dhe Renata Deskoska në mënyrë të plotë e privatizuan dhe partizuan drejtësinë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë”.

“I erdh pak Deskoskës që ta kandidojë veten për anëtare të Komisionit të Venedikut dhe e njëjta vendosi kritere për të gjithë ato që hynë në provim të jurisprudencës që t’i posedojnë librat e bashkëshortit të saj, Toni Deskoski”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se Deskoska ka partizuar edhe Komisionit për provim të jurisprudencës. Në vet komisionin, sipas tyre, ka konflikte të interesave.


“Emërimi i motrës së deputetes nga LSDM, Snezhana Kalevska Vançeva, Antoanela Dimovska, emërimi i Tanja Mileva, bashkëshortes e ish-kandidatit për kryetar komune të LSDM-së në Radovish dhe ish anëtar i KSHZ-së,. IGor Milev, emërimi i mikut të Zaev kryetari i Gjykatës së Apelit në Shtup, Naqe Georgiev, emërimi i gjykatësit nga Strumica bashkëshortja e të cilit është prokurore në Strumicë, emërimi i ish-kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke përmendur edhe raste të tjera.

Sipas OBRM-PDUKM-së me këto emërime të Deskoskës, dhënia e provimit të jurisprudencës do të varret nga vlerësimi subjektiv i anëtarëve të komisionit, nëse kandidatët kanë qenë përkrahës aktiv të politikave të LSDM dhe Zaev.

“I vetmi kriter sipas të cilët zgjidhen anëtarët e komisionit është dëgjueshmëria ndaj Zaev. Në këtë mënyrë Zaev dhe Deskoska shkatërrojnë deri në themel sistemin gjyqësor në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Vrasja e Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj – ngritet aktakuzë ndaj Valon Aliut

Vrasja e Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj – ngritet aktakuzë ndaj Valon Aliut

Drejtësi
Kalo në kategori