LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me Ligjin e ri për Prokurorinë, do të amnistohen të gjithë ata që u pasuruan në kurriz të qytetarëve

OBRM-PDUKM: Me Ligjin e ri për Prokurorinë, do të amnistohen të gjithë ata që u pasuruan në kurriz të qytetarëve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Qeveria po dhunon dhe kriminalizon demokracinë parlamentare në Maqedoni. Sipas tyre, pushteti imponon zgjidhje ligjore që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Krimineli i falur Zoran Zaev së bashku me bandën e tij kriminele të zhvatjes, përmes zgjidhjes së re ligjore të Ligjit për Prokurorinë po përpiqen me çdo kusht të japin amnisti për krimet që ai dhe banda e tij kanë kryer për 3 vitet e fundit”.

“Ligji i ri që qeveria dëshiron ta miratojë do të amnistojë zyrtarët që janë bërë të pasur në kurrizin e qytetarëve përmes tenderëve dhe granteve kriminale. Do të amnistojë të gjitha ato marrëveshje me 4 sy që kanë keqpërdorur paratë e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata kërkojnë që ligjin e ri ta përpilojnë ekspertë, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tyre, në Maqedoni mund të kthehet drejtësia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori