OBRM-PDUKM: Kovaçevski nuk e kreu shërbimin ushtarak, u deklarua si i paaftë

E paralajmëruan një ditë më herët një skandal për kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, opozitarja OBRM-PDUKM doli sot dhe tha se në 2001-shin Kovaçevski e paska shmangur kryerjen e shërbimit ushtarak, duke u deklaruar si i paaftë.
Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM i bën thirrje Kovaçevski që në afat prej 24 orësh të deklarohet nëse në të vërtetë është i paaftë ose e ka gënjyer mjekun dhe institucionet.
“Ashtu si të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që në atë kohë shërbenin në radhët e ARM-së, edhe kryeministri i tanishëm jolegjitim është dashur të paraqitet në radhët ushtarake. Por po e përsëris, sipas informacioneve që kemi, dezertori Kovaçevski me vetëdije e ka shmangur shërbimin ushtarak në ARM. Arsyeja pse ka dezertuar është se citoj, ai është i paaftë përgjithmonë”, deklaroi Dragan Kovaçki.
Nëse është i paaftë atëherë të japë dorëheqje nga funksioni kryeministri i vendit, kërkojnë nga OBRM-PDUKM.
Akuzës i janë përgjigjur socialdemokratët.
Zëdhënësi dhe deputeti Darko Kaevski thotë se ky është përpjekje e dëshpëruar e OBRM-PDUKM-së që nëpërmjet shpikjeve tentojnë ta heqin vëmendjen nga tenderi 136 milionë eurosh.
“Dukshëm po përpiqen të defokusojnë vetëm të mos flasin për atë që qytetarët presin të kenë përgjigje, cili është roli i “kryetarit nën hije” në tenderin me vlerë 136 milionë euro? Sot nëpërmjet shpikjeve dhe konferencave për media, dezertori ushtarak Kovaçki, po tentojnë përsëri ta fshehin të vërtetën dhe të mos japin përgjigje për qytetarët.”– pohoi Darko Kaevski nga LSDM.
Sipas LSDM, OBRM-PDUKM po mundohet të largojë vëmendje nga ndodhitë brenda partisë dhe ndodhitë e fundit me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Samiti për Ukrainën, Rama i kërkon liderëve perëndimor që të mos injorojnë realitetin e ri pas ardhjes së Trump

Maqedonia e Veriut është bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri