LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski në konferencë për shtyp tha se “duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për të mirën e qytetarëve për shkak se shpëtimi nga kjo Qeveri e paaftë dhe korruptuese janë vetëm zgjedhjet e parakohshme kuvendare”.

“Tre vite rend Maqedonia i duron pasojat e këtij pushteti të paaftë. Kjo Qeveri për shtatë muaj mezi i realizoj 24.5% të investimeve kapitale”, tha Misajllovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij edhe të dhënat zyrtare që i publikon Enti Shtetëror për Statistika në qershor të vitit 2019 kemi pasur 1.5% më pak leje për ndërtim nëse krahason me qershorin e vitit 2018. Misajlkovski thotë se rezultate të këqija ka edhe tek numri i punëtorëve në industri ku për këtë vit ka rënie për 2.5% nëse krahason me vitin e kaluar.


“Shteti ka stagnuar. Tregues për këtë janë edhe investimet e huaja të drejtpërdrejta në tremujorin e dytë të vitit 2019 që është 7.6 milionë euro, në kohën kur në Serbi kemi 1.7 miliardë euro, në Slloveni 561 milionë euro, në Kroaci 273 milionë euro, në Bullgari 286 milionë euro.”, tha Misjallovski.

Ai shton se gjendje e keqe shihet edhe tek pagesa e tatimeve dhe se këto të dhëna tregojnë për paaftësinë e LSDM-së.

“Maqedonisë nuk mund të përparojë me këtë pushtet, për këtë shkak na duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare sa më shpejt”, tha Misjallovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori