LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë

OBRM-PDUKM kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë

Partia më e madhe opozitare kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë. Insiston në debat institucional ose takim liderësh, në të kundërt paralajmëron protesta. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshovski i bën thirrje pushtetit që gjatë negociatave me Bullgarinë të mos e mbajë të izoluar opozitën si gjatë negociatave me Greqinë, që të mos shkaktojë sërish polarizime në shoqëri.

“E pamë shembullin e Marrëveshjen e Prespës, kur munguan debatet, opozita u izolua, u nënshkrua diçka që nuk u argumentua para popullit e madje nuk u respektua rezultati i referendumit dhe kjo shkaktoi polarizime të thella që ekzistojnë edhe sot. Që të mos përsëriten këto polarizime që nuk kontribuojnë në klimën stabile politike e as në marrëdhënie më të mira ndër-partiake apo ndër-etnike, është mirë të ketë debat institucional në Kuvend ose në ndonjë institucion tjetër me përfshirjen e aktorëve relevantë opozitarë- deklaroi Antonio Milloshovski, OBRM-PDUKM.

Por Kryeministri, Zoran Zaev nuk e sheh të arsyeshme të takohet me opozitën. Ndërsa paraprakisht e refuzoi propozimin e saj për miratimin e një deklarate, me çka do të ndalohej negocimi i identitetit maqedonas me Bullgarinë.


“Pozicioni ynë është se nuk ka nevojë për takime formale për të unifikuar qëndrim, Qeveria vazhdon me politikat e miqësisë dhe krijimit të zgjidhjeve në marrëdhëniet me fqinjët.

“Historia është sferë e gjerë ngjarjesh, prandaj ramë dakord për këto çështje të punojnë dy komisionet në frymë të miqësisë, t’i argumentojnë dallimet dhe të ofrojnë tema që na bashkojnë. E drejta e vetë-përcaktimit dhe vetë-identifikimit janë vlera themelore evropiane dhe të civilizimit. Mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe identitetit janë fakt i pakontestueshëm”, thonë nga qeveria.

Iniciativë për takim të mundshëm mes pushtetit dhe opozitës nuk ka as nga Presidenti, Stevo Pendarovski. Nga kabineti i tij thonë se takim të liderëve presidenti thirr vetëm në rast se ka pajtim për pjesëmarrje nga të gjitha palët. Në një nga takimet e mëparshme të liderëve kishte propozim që të bisedohet për marrëdhëniet me Bullgarinë, por për të njëjtën nuk ka pasur pajtim nga gjithë pjesëmarrësit e debatit.

Ndryshe, Parlamenti bullgar qysh vitin e kaluar miratoi deklaratë, me çka kushtëzon fillimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së me zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit dhe përdorimin e “gjuhës maqedonase” me fusnotë. Për tejkalimin e dallimeve Shkup-Sofje është paralajmëruar takim i komisionit të përbashkët të ekspertëve si dhe mes kyeministrave./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori