Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se edhe pas dy javëve nga arratisja e Nikolla Gruevskit, pushteti akoma nuk ka përgjigje dhe nuk mban përgjegjësi.
Ata shtojnë se opinioni ka marrë informacione nga shtetet tjera, ndërsa Qeveria e Maqedonisë akoma po bën analiza, njofton Telegrafi Maqedoni.
“LSDM në vend që të hedh topin tek OBRM-PDUKM, duhet t’i përvesh krahët, ta zbardh rastin dhe të mbajë përgjegjësi. Maqedonia është vendi i vetëm evropian, ku pushteti përdor gjyqësorin si armë kundër atyre që mendojnë ndryshe”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ndërsa lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë për “1TV” e ka quajtur skandaloze arratisjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevskit. Ai kategorikisht hodhi poshtë spekulimet se ai njihte planin e Gruevskit dhe se ai ishte informuar për takimin e tyre të fundit të fshehtë.
“Pyetja e vërtetë është se si ndodhi kjo. Pse institucionet kompetente e lejuan arratisjen. Ata e dinë shumë mirë se ku lëviz unë, pse ata nuk do ta dinë për Gruevskin, i cili u dënua me dy vjet burg. Nëse ata vërtetë nuk e dinë atëherë bëhet fjalë për lëshim të madh. Është koha për të ndaluar shfaqja e organizuar nga qeveria jonë. Unë inkurajoj hetimet për të gjetur fajtorët dhe ndihmësit”, tha Mickoski.
Mickoski gjithashtu tha se në takimin e fundit me Gruevskin përpara arratisjes së tij, kanë diskutuar disa tema. Ai gjithashtu mohoi se vizitat e tij në Serbi dhe Hungari kishin të bënin me ikjen e Nikolla Gruevskit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?