LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon fundjavë pa TVSH për ushqimet

OBRM-PDUKM kërkon fundjavë pa TVSH për ushqimet

OBRM-PDUKM-ja dorëzoi propozim-ligj me të cilin kërkon heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore në fundjava. Sipas partisë opozitare, masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonuar.

Kjo parti njofton se ndërkohë do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për të hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat.

“Me propozim-ligjin e OBRM-PDUKM-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga disa milionë euro të cilat do t’u ndihmojnë dukshëm qytetarëve të ushqehen”.


“Gjatë ditës së djeshme dëgjuam se masat të cilat i paralajmëruan për fundjava, efektin e tyre do ta arrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Është shumë gjatë, nuk ka kohë për pritje, duhet të veprohet tani menjëherë. Me propozim-ligjin tonë, ulja çmimit të produkteve ushqimore do të jetë 5%, duke filluar që nga kjo fundjavë”, deklaroi Dafina Stojanovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Lajme
Kalo në kategori