LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me keqpërdorime dhe korrupsion nuk shkohet në Evropë

OBRM-PDUKM: Me keqpërdorime dhe korrupsion nuk shkohet në Evropë

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate për media ka akuzuar Zoran Zaevin se së koti tenton të shet emrin dhe të fshijë historinë, traditën dhe kulturën, derisa siç thonë, “ai dhe funksionarët e tij me helikopterë shtetëror shkojnë nëpër dreka apo drejtorë me automjete zyrtare policore dërgojnë të shëtisin fëmijët e tyre nëpër plazhet greke”.

Nga kjo parti thonë se me keqpërdorimin e resurseve shtetërore për të kënaqur pasionet hedoniste nuk shkohet në Evropë.

“LSDM e trajton shtetin si pronë të saj personale. Këtë e dëshmuan funksionarët e LSDM-së në më shumë raste me hedonizmin dhe korrupsionin e tyre, me tenderët dhe grantet nga firma në pronësi të funksionarëve shtetëror dhe partiak. Arbitrariteti dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare u bë praktikë e sherifëve lokal të LSDM-së”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.


Sipas tyre, patjetër të ketë përgjegjësi, organet e gjyqësisë të fillojnë të kryejnë punën e tyre në vend të rasteve të montuara dhe të porositura politike dhe të fillojnë të merren me hulumtimin e skandaleve korruptive të qeverisë së LSDM-së që janë aktual në skenën politike vendore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori