LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Karriera politike e Zaevit ka përfunduar

OBRM-PDUKM: Karriera politike e Zaevit ka përfunduar

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se karriera politike e Zoran Zaevit ka përfunduar. Sipas tyre, humbja e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme është e qartë.

“Anketat tregojnë se bie besimi i Zaevit dhe qeverisë së tij. Është e qartë se qeverinë e ardhshme në Maqedoni do ta formojë OBRM-PDUKM-ja. Për shkak të kësaj, Zaevi frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlementare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata theksojnë se qytetarët e vendit “nuk do t’i harrojnë krimet e pushtetit”, duke shtuar se hetimet për rastin “Haraçi” janë shembull se si nuk duhet të funksionojë shteti.


“E ardhmja evropiane e Maqedonisë është e rrezikuar për shkak të krimit të qeverisë së Zaevit. Me kryeministër si Zaevi përparim në vendin tonë nuk ka, përveç ngecjes”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori