LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ikja nga duelet televizive është papërgjegjësi dhe nuk do ta shpëtojë karrierën politike të Zaevit

OBRM-PDUKM: Ikja nga duelet televizive është papërgjegjësi dhe nuk do ta shpëtojë karrierën politike të Zaevit

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Zoran Zaev është në panik nga humbja dhe për këtë shkak i keqpërdor institucionet për shpërndarje të lajmeve të rreme. Zoran Zaev është politikan i harxhuar. Zaev dhe LSDM frikësohen dhe për këtë shkak publikojnë lajme të rreme”.

“Krimineli Zaev që të mos bëhet e ditur e vërteta se pikërisht ai është koka e krimit në rastin ‘Haraçi’, u vërsul lirisë së mediave dhe dënoi gazetar kritik për shkruarjen e informacioneve nga karakteri publik. Me qeverisjen e LSDM dhe Zoran Zaevit, Maqedonia është shtet i kapur, regjim hibrid”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Zaev e ka kontrollit e plotë në gjyqësi dhe për momentin, sipas OBRM-PDUKM-së, po zbaton urdhrat e tij.


“Zaev është i vetëdijshëm se rejtingu është në rënie të vazhdueshme dhe për këtë shkak ikë nga ballafaqimi me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski”, shprehen nga kjo parti.

Sipas tyre, qytetarët janë peng i krimit, korrupsionit dhe rrenave të Zaevit dhe familjes së tij.

“Por Zoran Zaevit pas 12 prillit i vjen fundi i karrierës politike për shkak të tenderëve kriminal të familjes së tij dhe të funksionarëve të LSDM, haraçi si projekt kryesor i kësaj Qeverie gjatë tre viteve, korrupsion, dështimi në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe bujqësi”, shprehen nga kjo parti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori