OBRM-PDUKM me amendamente për Ligjin për marrëdhënie pune që ka të bëjë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D

OBRM-PDUKM-ja do të fillojë përgatitjen e amandamenteve thelbësore me qëllim të përmirësimit të ligjeve të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d dhe shmangies së dëmeve të cilat do t’i vuante shteti, theksoi në konferencën e sotme për media deputetja e OBRM-PDUKM-së, Eli Panova.
Ajo potencoi se tashmë kanë parashtruar amandamente për Ligjin për marrëdhënie pune, që është vendosur në rend dite të mbledhjes së sotme të caktuar në Komisionin kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale.
“A e kanë obliguar LSD dhe BDI, dmth. Dimitar Kovaçevski dhe Artan Grubi, me kontratën që kanë nënshkruar me ‘Behtel and Enka’, Maqedoninë të paguajë gjoba milionëshe, nëse nuk ndryshohet Ligji për Marrëdhënie Pune dhe nuk u mundësohet 60 orë punë në javë për punëtorët që do të punojë në projektin ‘Behtel dhe Enka’ në korridoret 8 dhe 10d. Nëse është e vërtetë, dënimet që Kovaçevski dhe Grubi i pranuan si pjesë e marrëveshjes janë në dëm të drejtpërdrejtë të shtetit dhe jashtë kompetencave të tyre si autoritet ekzekutiv. Sipas fragmentit të kontratës që e ka parë publiku maqedonas, ata janë zotuar që në afat prej 45 ditësh nga dita e nënshkrimit të kontratës të ndryshojnë Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe të vendosin 60 orë punë në javë, në të kundërtën duhet të paguajnë gjoba në shumën prej 53 milionë eurove”, tha Panova.
Ajo tha se ekipet e partisë së saj ekipet i shqyrtojnë ligjet dhe kur do të përgatisin materiale për përmirësimin e ligjeve do të caktohen komisionet kuvendore në të cilat janë vendosur ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d.
Ajo potencoi se do të kërkojnë që të shtyhet mbledhja e caktuar për sot e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, sepse kryetari i këtij komisioni ende është përfaqësues i një partie qeveritare, gjegjësisht Aleancës për Shqiptarët. Theksoi se ky pozicion gjithnjë i takon opozitës dhe potencoi se do të kërkojnë që të caktohet mbledhje e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, që të zgjidhet kryetari i ri i Komisionit.
“Patë gjatë fundjavës shumë qytetarë të prekur, ndërsa gjithashtu reaguan edhe institucionet. Ekspertët reaguan në lidhje me këto zgjidhje ligjore. Të presim, ne kërkojmë të ketë debat të madh në mesin e ekspertëve. Ne për këtë arsye do të lëmë hapësirë që të mundet ai debat të zgjidhet natyrshëm, sepse e pamë se pas presionit të publikut një nga ligjet e propozuara tashmë ishte tërhequr”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës