LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin dhe LSDM-në për furnizimin e dokumenteve personale

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin dhe LSDM-në për furnizimin e dokumenteve personale

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Dimçe Arsovski nëpërmjet konference për shtyp akuzoi pushtetin për krim për furnizimin e pasaportave dhe dokumenteve personale duke konsideruar se LSDM ka dëmtuar buxhetin me mbi 12 milionë euro.

Nga OBRM-PDUKM thonë sipas planit për furnizimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve në MPB gjatë vitit 2019 janë paraparë 7 milionë euro për këtë furnizim, që menjëherë i vetmi ofertues ‘Veridos’ të kërkojë rreth 20 milionë euro, shumë që është siguruar nga Qeveria e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Procedura ka dyshime dhe paligjshmëri në afatet rreth furnizimit publik”, thotë Arsovski i cili shton se marrëveshja prej 19.681.666 euro është arritur më datë 05.12.2019 ndërsa vendimi për zgjedhjen e raportit për procedurën e këtij furnizimi publik është arritur dhe arkivuar më 06.12.109.


Maqedoni, dokumentet personale me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në shtator
Lexo po ashtu Maqedoni, dokumentet personale me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në shtator

Sipas tij, procedurat dhe ligjet çojnë së pari të merret vendim për zgjedhje dhe më pastaj të arrihen marrëveshje por, siç thotë Arsovski, LSDM ka shpejtuar ndërsa Prokuroria duhet të hap hetim për këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori