LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: 500.000 qytetarë po e kalojnë ditën me më pak se 130 denarë

OBRM-PDUKM: 500.000 qytetarë po e kalojnë ditën me më pak se 130 denarë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “pa asnjë trup LSDM dërgon kumtesa se po menaxhon me pasojat ekonomike nga kriza e coronavirusit dhe shpëton vende pune, kur nga fillimi i pandemisë deri tani mbi 40.000 qytetarë humbën vendet e tyre të punës dhe mbetën pa të hyra”.

“E gjithë kjo ndodhi për shkak mosreagimit në kohë me masa nga qeveria kriminale e udhëhequr nga LSDM për t’u ndihmuar qytetarëve dhe kompanive gjatë kohës së krizës. Lavdërohen se pagat rriten, ndërsa në shtet rreth 100 mijë qytetarë jetojnë në varfëri dhe gjysmë milionë qytetarë ditën e kalojnë me më pak se 130 denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se sipas një hulumtimi nga organizatat e punëdhënësve të Maqedonisë, 27% kanë deklaruar se kriza me COVID-19 në mënyrë serioze ndikon ndaj punës dhe kanë paralajmëruar mbylljen e firmave, që sipas OBRM-PDUKM-së, kjo do të ishte mbyllje e 14.304 kompanitë të vogla.


“Në periudhën e pandemisë e rritën edhe borxhin publik për një miliardë euro. Pa asnjë trup LSDM rriti tatimet dhe taksat për qytetarët, përkatësisht e rriti çmimin e energjisë elektrike për 7.4%. E gjithë kjo dëshmon se me LSDM-në në pushtet, Maqedonia po fundoset në krizë. Kjo qeveri kriminale duhet të shkojë sa më shpejt. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë dhe më cilësore”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori