Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, në një kumtesë për media thotë se viti i kaluar ka qenë ndër më të këqijtë për qytetarët. Nga kjo parti thonë se për 365 ditë nuk ka qenë kurrë më keq, pasi siç shtojnë, 600.000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe 1 miliard denarë shkojnë në xhepat e Kovaçevskit dhe ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për paga më të larta.
“Qeveria e SDS dhe BDI sollën 365 ditë disfata, poshtërime, mjerim dhe varfëri për qytetarët e Maqedonisë. 365 ditë mjerim për popullin. 365 ditë skandale, krim dhe korrupsion. 365 ditë pasurim dhe privilegje për qeveritarët e SDS dhe BDI. E përderisa 600 mijë bashkëqytetarë tanë jetojnë në kufirin e varfërisë, qeveria e SDS-së dhe BDI-së i rritën pagat për 78 për qind”.
“80 milionë denarë në muaj ose gati 1 miliard denarë në vit nga buxheti i shtetit do të shkojnë në xhepat e pushtetarëve për paga më të larta. Stevo Pendarovski, nga paga prej 92.000 denarë, tani me rritjen prej 78 për qind, merr 165.000 denarë ose mbi 2.500 euro në muaj. Talat Xhaferi dhe Dimitar Kovaçevski marrin nga 50 euro më shumë për çdo ditë pune, gjegjësisht Xhaferi merr pagë mbi 166.000 denarë, ndërsa Kovaçevski mbi 156.000 denarë”.
“Edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski merr pagë më të madhe prej 78 për qind, mbi 153.000 denarë, gjegjësisht nëse i shtohen edhe 20 për qind shtesë për kryerjen e funksionit, paga e tij është pothuajse e njëjtë me atë të Kovaçevskit. E përderisa qytetarët luftojnë të ushqehen nga i pari tek i pari, pagat e qeveritarëve të tjerë të SDS-së dhe BDI-së shkojnë nga 2000 deri në 2500 euro”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata thonë se pagat e Kovaçevskit, Pendarovskit, Xhaferit, Spasovskit, Grubit, Osmanit, Mariçiqit, Grkovskës, Petrovskës dhe ministrave të tjerë, sipas ligjit për rritjen e pagës mesatare, do të rriten për shtesë 400 euro në vitin 2024.
“Dhe derisa qytetarët mezi ia dalin me bukën e gojës, mezi mbijetojnë me koston jashtëzakonisht të rritur të jetesës, Kovaçevski dhe ministrat e tij nga SDS dhe BDI marrin paga 78 për qind më të larta ose mbi 2500 euro në muaj. 365 ditë po perkeqësohet me SDS dhe BDI. 365 ditë SDS dhe BDI sjellin vetëm disfata për qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet