LAJMI I FUNDIT:

Nxjerrin 100 tonë mbeturina nga shtëpia e pensionistit

Nxjerrin 100 tonë mbeturina nga shtëpia e pensionistit

Shtëpinë e britanikut 73-vjeçar Merv Johns është dashur ta pastrojnë punëtorët e higjienës komunale të cilët kanë nxjerrë prej saj hiq më pak se 100 tonë mbeturina.

Pensionisti, gjatë viteve, të gjitha hapësirat e shtëpisë i ka mbushur nga dyshemeja në tavan i ka mbushur me gjëra të ndryshme të hedhura, kryesisht të nxjerra nga kontejnerët.

Në kodrat e mbeturinave, të mbledhura me dekada, pastruesit kanë gjetur edhe disa gjëra të pabesueshme, si gjashte skelete të qenve, disa pushkë të vjetra gjahu dhe municion. Aty ka pasur edhe lodra të panumërta, kryesisht lodra, aparate të prishura elektrike dhe shishe të zbrazëta.

Shumica e gjësendeve kanë qenë në gjendje shumë të keqe, të ndotura me jashtëqitje të pëllumbave. Dritaret kanë qenë të thyera, e gjithandej janë gjetur kurthe për minj.


"Kam dashur që ta pastroj të tërën. Kam tentuar ta rregulloj shtëpinë”, ka thënë Johns.

Higjiena komunale pas ankesave të fqinjëve ka dërguar një grup të punëtorëve për të pastruar shtëpinë e pensionistit, e tani kërkon që këtë punë gjigante ai ta paguaj.

Derisa ka zgjatur pastrimi trejavësh i shtëpisë së Johns, ai ka qenë i vendosur në një dhomë hoteli.