LAJMI I FUNDIT:

Nxjerrë pataten me peshë prej 11 kilogramësh

Nxjerrë pataten me peshë prej 11 kilogramësh

Një bujk në jug të Libanit nuk ka mundur t’u besojë syve të tij kur në arë ka pa pataten gjigante, të cilën tani do të donte ta regjistronte në Librin e rekordeve Guinness.

"Patatja peshon 11.3 kilogramë", ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AFP,bujku 56-vjeçar nga rajoni Tyr, Khalil Semhat.

"Që prej fëmijërisë merrem me punimin e tokës, por kjo është hera e parë që shoh diçka të këtillë", ka deklaruar ai.

"Nuk kam përdorë plehra kimike", ka thënë ai dhe ka shtuar se e ka për qëllim të dërgojë kërkesën për tu regjistruar në Librin e rekordeve Guinness.