Pesë viteve të fundit janë shtuar tetë shkolla të mesme në Maqedoni. Mirëpo, sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, rritjen më të madhe e kanë shënuar shkollat me mësim në gjuhën maqedonase.
Megjithëse nuk kanë munguar asnjëherë shkollat dhe paralelet për mësim në gjuhën maqedonase, prapëseprapë në nivelin e shkollimit të mesëm janë shtuar më tepër mundësitë për shkollimin në këtë gjuhë, shkruan gazeta KOHA. Kështu, nga 98 shkolla të mesme, ku pesë vite përpara mësohej në gjuhën maqedonase – në vitin 2015/2016 ky numër shkoi në 103 shkolla, pra u rrit për pesë më shumë.
Ndërkaq për shqiptarët dhe turqit, të cilët kanë trashëguar mungesa të shumta sa i takon rrjetit të shkollave të mesme, është rritur vetëm me nga një shkollë më shumë numri i institucioneve shkollore me mësim në gjuhën shqipe dhe turke. Kështu, nëse në vitin shkollor 2011/2012 mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej në 36 shkolla të mesme, pesë vite më vonë, sikurse tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), ky numër nuk është më i lartë se 38 shkolla. Për mësimin në gjuhën turke, numri i shkollave të mesme është rritur nga 11 në 12 shkolla.
Në bazë të këtyre të dhënave është lehtësisht e kuptueshme përse nxënësit në Maqedoni nuk ndajnë kushte dhe mundësi të barabarta shkollimi.
Të dhënat e ESHS-së tregojnë se raporti i shkollave sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi – është i thellë dhe se në të gjitha rastet, situata është në disfavor të nxënësve shqiptarë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve sot e kësaj dite vazhdojnë të shkollohen në gjuhën maqedonase dhe statistikisht llogariten si nxënës maqedonas. Por edhe përkundër kësaj, arsimi i mesëm në Maqedoni dallon shumë sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi. Konkretisht, duke filluar nga numri i shkollave të reja, situata është me sa vijon: nëse në periudhën nga viti shkollor 2011/2012 deri 2015/2016, në nivel të shkollave të mesme është rritur për 8 numri i shkollave të mesme, shkollat ku mësohet në gjuhën maqedonase janë zgjeruar për 62.5 për qind rritje nga shtimi i përbashkët.
Ndërkaq, shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe – janë shtuar me vetëm 12.5 për qind nga shtimi i përbashkët. Po kaq janë rritur mundësitë edhe për shkollimin në gjuhën turke. Shtim të dukshëm në këtë periudhë kanë pësuar shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze, edhe të në nivelin e 50 përqindëshit nga shtimi i përbashkët. Sepse, nga 8 sa ka qenë numri i shkollave të mesme ku mësimi zhvillohej në gjuhën angleze (2011/2012) mësimi në këtë gjuhë pas pesë viteve është zgjeruar në 12 shkolla. Të analizuara veç e veç shkollat sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi në raport me numrin përgjithshëm të shkollave për një vit të caktuar, nga 2011/2012 deri 2015/2016 rritje më të madhe në pjesëmarrje ka shënuar mësimi në gjuhën angleze.
Nëse në vitin shkollor 2011/2012 këto shkolla përbënin 7.1 për qind të numrit të përgjithshëm (pra anglisht mësohej në 8 nga 113 shkolla) pesë vite më vonë anglishtja shtrihet në 10 për qind, ose në 12 nga 121 shkollat e mesme të vitit shkollor 2015/2016. Rritje në pjesëmarrje ka shënuar edhe mësimi në gjuhën turke edhe atë nga 9.7 për qind në 10 për qind.
Pavarësisht pjesëmarrjes më të madhe që kanë në nivelin e arsimit të mesëm gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, që të dyja në harkun kohor prej pesë viteve kanë shënuar rënie. Konkretisht, mësimin në gjuhën maqedonase në vitin shkollor 2011/2012 ishte pjesëmarrës me 86.7 për qind (98 nga 113 shkolla), ndërsa pas pesë vitesh – mësimi në këtë gjuhën zbret në 85.1 për qind, kurse shkollat ku mësohej në gjuhën shqip – nga 31.9 për qind (ose 36 shkolla nga 113) për vitin shkollor 2011/2012 u ulë në 30.6 për qind (ose 37 shkolla nga 121 gjithsej) për vitin 2015/2016. E përbashkëta e ulje-ngjitjeve në nivelin e arsimit të mesëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke është se në të tria këto gjuhë ka rënie në numrin e nxënësve nga viti shkollor 2011/2012. Për paralelet maqedonase ky numër ka shkuar nga 62.029 në 53.072 nxënës. Te shqiptarët, për periudhën e njëjtë nga 26.377 në 21.623 nxënës, kurse te turqit nga 1600 në 1132 nxënës. Vetëm te mësimi në gjuhën anglezë është rritur numri i nxënësve edhe atë nga 1161 nxënës në vitin 2011/2012 në 1798 nxënës pas pesë vitesh. Në total, pavarësisht gjuhës në të cilën është zhvilluar mësimi, numri i nxënësve ka shkuar nga 91.167 në 77.625. Pra, në nivel shteti, kemi 13.542 nxënës më pak ose 14.8 për qind./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?