LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollës fillore i këndojnë kanabisit

Nxënësit e shkollës fillore i këndojnë kanabisit

Prindërit në Bosnje ‘janë duke qitur tym’ pasi që udhëheqësit e arsimit kanë paraqitur një libër shkollor të muzikës i cili përfshinte një këngë spanjolle për të tymosurit e kanabisit.

La Cucaracha – e njohur në luftën civile meksikane, ka të bëj për një kacabu e cila nuk mund të ecën për shkak të marihuanës së tepërt të cilën e ka tymosur.

Por skandali ka shpërthyer në Bosnje dhe Hercegovinë pasi që një libër i ri arsimor i shpërndarë në shkollat fillore të vendit ka dhënë përkthimin e plotë të tekstit.

Prindërit kanë kërkuar nga Ministria federale e arsimit, e cila ka miratuar librin nga Refik Hoxhiq, ta largojë atë menjëherë nga duart e nxënësve dhe e ka quajtur vendimin për ta dërguar atë në shkolla si “qesharak".


Nëna 38-vjeçare nga Sarajeva, Sanja Boliq, biri nëntëvjeçar i së cilës i ka treguar për librin, ka thënë: "Nuk e kam besuar kur e kam kuptuar për herë të parë”.

"Gjëja e fundit të cilën biri im të mësojë në shkollë fillore është droga. Kushdo që e ka marrë këtë vendim qesharak për të përfshirë atë në shkolla fillore nuk ka qenë në vete", ka përfunduar ajo.