LAJMI I FUNDIT:

Nusja e dhëndri kalojnë natën e parë të martesës në burg

Nusja e dhëndri kalojnë natën e parë të martesës në burg

Një martesë e fundjavës u shndërrua në një natë të parë të paharrueshme të martesës për dy të porsamartuar. Policia ka thënë se një dhëndër dhe një nuse e kanë kaluar natën e tyre të parë si çift i martuar në burg, pasi që ndeja e tyre e martesës në shtëpinë e çiftit në Vallejo të Kalifornisë doli jashtë kontrollit.

Kur policia u kthye për herë të dytë në shtëpinë e tyre të shtunën mbrëma, policia trullosi si dhëndrin ashtu edhe kushëririn e tij me një Taser (armë me shok elektrik) kur ata filluan të bëheshin agresivë ndaj tyre.

Dhëndri dhe kushëriri ishin arrestuar për shkak të rezistimit gjatë arrestimit. Edhe nusja ishte marrë nën arrest nën dyshimin për dehje publike.