LAJMI I FUNDIT:

Rreth 65 për qind e qytetarëve kanë dal të votojnë deri në orën 17:00 në Francë

Rreth 65 për qind e qytetarëve kanë dal të votojnë deri në orën 17:00 në Francë

Pas nëntë orësh votimi, zyrtarët zgjedhorë kanë zbuluar se pjesëmarrja është 65 për qind, që është shumë më pak se zgjedhjet e fundit. Pesë vjet më parë ishte 69.42 për qind.

BBC shkruan se tashmë ishte krijuar një atmosferë se do të ketë numër të vogël të votuesve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, kur pjesëmarrja deri në mesditë ishte 25,48 për qind, gjegjësisht më e ulëta që nga viti 2002.

Disa zona, duke përfshirë Korsikën dhe pjesë të Parisit, raportojnë pjesëmarrje shumë të ulët pak më të lartë se 50 për qind.


Çfarë duhet të dini për kandidatët në zgjedhjet presidenciale franceze?
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për kandidatët në zgjedhjet presidenciale franceze?

Por, pjesëmarrje të lartë ka në luginën e Loire dhe Dordogne, ku deri më tani kanë votuar mbi 70 për qind e qytetarëve.

Pjesëmarrja në zgjedhjet franceze është tradicionalisht e lartë: pjesëmarrja në raundin e parë në vitin 2017 ishte 77,77 për qind.

Një arsye për pjesëmarrjen më të ulët është se fushata filloi shumë vonë, pjesërisht për shkak të pandemisë COVID-19 dhe së fundmi edhe shkaku i agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori