LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të merr pjesë në Oscar, SHBA-ja nuk i jep vizë aktorit meksikan

Nuk do të merr pjesë në Oscar, SHBA-ja nuk i jep vizë aktorit meksikan
Jorge Antonio Guerrero (Photo by Victor Chavez/Getty Images for NETFLIX)

Filmi “Roma” ka marrë lëvdatat e kritikëve dhe në fund mund të merr çmimin më të madh deri më tani të dhënë “Oscar”. do të konkurrojë në dhjetë kategori.

Megjithatë, është e mundur që aktori kryesori i filmit, meksikani Jorge Antonio Guerrero, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të filmit botëror pasi autoritetet amerikane tashmë i kanë refuzuar vizën për herë të tretë.

Los Angeles Times shkruan se ky është “një shembull i racizmit në punë” dhe thotë se në një rast kur ai aplikoi për vizë, punonjësi i komentoi pamjen dhe origjinën, duke thënë se aktori dëshiron të shkoj në Amerikë për të punuar ilegalisht.


Kasta e aktorëve të filmit “Roma” (Photo by Hector Vivas/Getty Images For NETFLIX)

Madje, nuk i ndihmuan as dokumentet e Hollivudit të dërguara tek autoritetet, të cilat në mënyrë të qartë deklarojnë se Guerrero në Meksikë ka një jetë, punë dhe familje dhe se dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara vetëm në kuadër të aktiviteteve promovuese të filmit.

Shpallen nominimet për edicionin e 91-të të "Oscars"
Lexo po ashtu Shpallen nominimet për edicionin e 91-të të "Oscars"

“Unë ende shpresoj se do të marr një vizë me kohë në mënyrë që të marrë pjesë në çmimet e Oscarit. Kuptoj se kjo është një çështje e procedurës, por me të vërtetë do të doja të lejohesha të hyja në Shtetet e Bashkuara”, tha Gerero.

Filmi “Roma” është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme duke përfshirë edhe filmi më i mirë. /Telegrafi/