LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon rezoluta e LVV-së për dialogun Kosovë-Serbi

Nuk kalon rezoluta e LVV-së për dialogun Kosovë-Serbi

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e votuan Projekt-rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje për dialogun Kosovë-Serbi.

Me 31 për, 60 kundër dhe 1 abstenim nuk ka kaluar rezoluta e LVV-së, e prezantuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës paraqiti projekt rezolutën e kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi, me katër pika të cilat janë:


  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm.
  2. Duke marr parasysh faktet e konfirmuara në lidhje me temën e trajtuar gjatë dialogut të tanishme atë të shkëmbimit të territoreve të cilat janë në kundërshtime me obligimin kushtetues dhe ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, e integritetit kuvendi kërkon nga institucionet përgjegjëse që  në temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në asnjë rrethanë, nivel nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin apo integrimin apo që cenojnë krijimin e ndonjë pushteti të tretë dhe administrativ.
  3. Kuvendi i Kosovës para çfarë do takimi në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të miratoj platformën për dialog e cila platformë do të përfshije parimet në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe do të votohet me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
  4. Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor demokratik nga i cili do dilte një qeveri legjitime dhe do të kishte legjitimitet për dialogun Kosovë – Serbi. 

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e kaluar ka paraqitur një Projekt -rezolutë për dialogun Kosovë – Serbi, të cilën gjatë seancës së sotme e tërhoqi atë.

Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se arsyeja kryesore e debatit në seancën e kaluar për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimi i tyre për Projekt-rezolutë, lidhej me takimin që ishte paralajmëruar të mbahej në Washington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori