LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka vende në dhoma, pacientët me coronavirus qëndrojnë në korridore – pamje nga një spital në Itali

Nuk ka vende në dhoma, pacientët me coronavirus qëndrojnë në korridore – pamje nga një spital në Itali

Pacientët e prekur nga coronavirusi janë filmuar të shtruar në shtretërit përgjatë korridoreve të një spitali italian.

Ndërkohë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kamionët ushtarakë janë vendosur për të transportuar shumë arkivole të viktimave.


Siç shkruan Daily Mail, bëhet fjalë për pamje nga një spital i mbipopulluar i Bergamos, që tregojnë pacientë të shtrirë në shtretërit e spitalit të cilët ishin të vendosur në korridorin e një njësie të kujdesit intensiv.

Ndryshe, me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia ka kaluar Kinën, me një rritje të 427 viktimave vetëm të mërkurën.

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Kinë është 3.245 ndërkohë rritja e përditshme e së mërkurës në Itali ishte 475.

Borrelli tha se 33.190 njerëz aktualisht janë të infektuar me coronavirus në Itali, 4,480 më shumë se të mërkurën.

Ai tha se 4,440 njerëz janë shëruar nga COVID-19 në Itali, 415 më shumë se të mërkurën.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035.

Ndërsa sipas USA Today, numri global i vdekjeve kaloi shifrën 9.300; ka pasur më shumë se 230,000 raste të konfirmuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori