LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka përafrim qëndrimesh për daljen nga kriza politike në Maqedoni

Nuk ka përafrim qëndrimesh për daljen nga kriza politike në Maqedoni

Nuk ka përafrim të qëndrimeve në mes të partive politike për dalje nga kriza. OBRM-PDUKM-ja mbetet në pocizionet se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 qershor, kurse LSDM-ja kërkon që të shtyhen, pa përcaktuar ndonjë datë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime partiake për ”Dnevnik” thonë se janë ofruar opcione që Kuvendi ta anulojë vendimin, përms një ligji ose të shkohet me interpretim autentik, ndërkaq në lojë është edhe anulimi përmes procedurës administrative.

Edhe te falja e kryetarit Ivanov, ka mospajtime në mes të dy partive politike të bllokut Maqedonas. Përderisa OBRM-PDUKM-ja kërkon anulimin e vendimit për ata që e kërkojnë, LSDM-ja kërkon që të tërhiqet i tërë vendimi.


Partitë propozojnë që Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin për shpërndarrjen e kuvendit, si jokushtetues, por shqyrtohet edhe mundësia e shkaktimit të krizës në KSHZ, përkes dorëheqjes së shumicës së anëtarëve.

Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë në lojë janë disa mundësi ndër të cilat edhe koalicioni i gjërë, shtyrja e zgjedhjeve për në mes të shtatorit, ose kthimin në pushtet politik të qeverisë Gruevski-Ahmeti./Telegrafi/